Zgjedhjet e parakoheshme parlamentare ne Maqedoni me 5 qershor

Kryetari i Parlamentit te Maqedonise Trajko Veljanovski nenshkroi sot vendimin per shpalljen e zgjedhjeve te parakoheshme parlamentare qe do te mbahen me pese qershor. Ai u beri thirrje te gjithe faktoreve politike qe te kontribuojne per nje proces te drejte dhe demokratik te ketyre zgjedhjeve.
Mbreme u shperbe Parlamenti i vendit dhe te gjithe deputetet e pranishem ne seance votuan per shperberjen.
Keshilli i Evropes ka bere te ditur se do te dergoje nje mision vezhgues prej njezet vetesh ndersa vezhgues nderkombetare priten edhe nga OSBE-ja ODIHR-i dhe organizata te tjera.
Qe nga viti 1990 kur u vendos sistemi pluralist Maqedonia ka pasur gjashte pale zgjedhje parlamentare. Keto te pese qershorit do te jene zgjedhjet e shtata dhe te dytat te parakoheshme.