Greqia nuk gjen qetësi, tërmeti i fortë godet vendin
Një tërmet i fortë ka goditur para pak minutash vendin tonë fqinj. Mësohet se magnituda e këtij tërmeti ishte 5.0 në shkallën Rihter dhe me një thellësi nga toka prej 10 km.
Epiqendrën e kishte në ishullin e Kretës, 18 kilometra nga Moires dhe 58 kilometra nga Iraklion, Greqi.
Deri tani nuk ka raportime për dëme materiale apo në njerëz. Kujtojmë se dje në mbrëmje, një tërmet me magnitudë 4.2 në shkallën Rihter goditi të njëjtën epiqendër.

Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
