E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia ofron ndihme per zonat e permbytura

Ambasadori helen ne Tirane Nikolaos Pazios i shoqeruar nga Atasheu Ushtarak kolonel Panajotis Farantatos vizitoi me nje nga dy helikopteret e kerkim-shpetimit Super Puma qe pala greke vuri ne dispozicion te pales shqiptare zonat e permbytura ne pjesen veriore te Shqiperise bene te ditur sot burime te Ambasades se Greqise ne Tirane.

Me kete helikopter u transportuan ushqime per banoret e fshatit Pentare te rrethit te Shkodres. Gjate vizites Ambasadori u takua me komandantin e njesive se mbeshtetjes dhe koordinimit te operacionit ne ndihme te banoreve gjeneral brigade Xhemal Gjunkshi i cili e informoi per gjendjen ne terren dhe e falenderoi per ndihmen qe ofroi pala greke thane burime nga Ministria e Mbrojtjes.

Ndihma qe ofrohet ne raste te tilla perben shprehje te qarte solidariteti per popullin mik shqiptar deklaroi Ambasadori grek.

2010-12-07 1656

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›