E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder liqeni ende ne qytet

Edhe pse ka nje terheqje te vogel te ujerave nga tokat e pafund te permbytura 13700 hektare toke ndodhen nen uje.

Tete lagje ne qytetin e Shkodres ndodhen nen uje teksa banoret nuk mund te kthehen ne banesat e tyre. Edhe gjate dites se sotme ka vijuar shperndarja e ndihmave nga ana e forcave te ushtrise.

Burime nga Shtabi i Emergjences Civile thane se ka patur nje terheqje te ujit lartesia e tij eshte ulur me rreth 25 centimetra por situata vazhdon te jete problematike pasi zonat e nen Shkodres dhe te lagjes Xhabija dhe ne buze te bregut te Liqenit te Shkodres dhe lumit Buna vazhdojne te jene te bllokuara nga niveli i larte i ujit.

Terheqje e nivelit te ujit eshte konstatuar edhe ne lagjen e pare hyrese te qytetit ate Bahcallek ku banesat dhe njesite tregtare qe ndodhen ne ane te rruges jane liruar nga prania e ujit. Edhe ne pjesen tjeter te qytetit ne zonen e Ures se Bunes konstatohen shenja terheqjeje te nivelit te ujit. Por gjithsesi segmenti Ura e Bunes ne drejtim te brendesise se qytetit eshte i mbuluar teresisht me uje.

2010-12-07 1719

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›