E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia paralizohetsot serish nga grevat

ATHINE- Greqia eshte serish gjysem e paralizuar nga protestat kunder masave antikrize dhe reformave te qeverise se Jorgo Papandreut.

Kamionisteve te cilet dje vendosen te vazhdojne protesten tre javore i bashkohen punonjesit e transportit hekurudhor dhe te autobuzeve urbane dhe ekstraurbane punonjesit e porteve dhe mjeke.

Greva e kamionisteve kunder liberalizimit te sektorit bllokon mbi 10 mije konteniere ne portin e Pireut dhe te Selanikut dhe po ndalon industrine si dhe shtohet frika e mungeses se menjehershme te karburantit. Kamionistet kerkojne amendimin e ligjit te ri qe heq licensat. Ne kembim qeveria ka ofruar subvencione dhe ulje te taksave fiskale te cilat per protestuesit merren si te pamjaftueshme.
s.g/ANSA/Balkanweb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›