E Diel, 1 Nëntor 2026

Fitojne gjigandet Interi kater gola ndaj Verderi

TIRANE-Nje triplete e Samuel Eto dhe nje supergol i Uesli Shnajder i kane dhene triumfin 4-0 Interit ndaj Verder Bremenit ne perballjen e mbremshme ne San Siro e vlefshme per grupin A. Champions League dje ka folur me gjuhen e te medhenjve teksa pervec Barcelones te gjithe gjigandet e tjere te Evropes kane arritur te fitojne. Perballja me interesante ishte padyshim ajo e Meacas ku kampionet e Evropes te drejtuar nga Rafa Benitez perballeshin me gjermanet e Tomas Shaf. Ndeshja nisi me dy mundesi te mira per Verderin por Hugo Almeida tregoi se nuk ka raporte aq te mira me porten ndonese eshte sulmues i mirefillte. Me pas Kutinjo dhe Shnajder shperdorojne dy mundesi te mira per Interin. Ne minuten e 22-te Eto merr nje top nga Shnajder dhe i vetem me Tim Visen shenon golin e avantazhit. Kamerunasi shenon edhe 5 minuta me vone kete here pas nje pasimi te gjate te Lusios. Ne minuten e 34-t eshte radha e Uesli Shnajder i cili pasi del vetem me Visen realizon me nje parabel te bukur. Praktikisht ne fushe ka perfunduar gjithcka ndersa Interi shkon i qete ne dhomat e zhveshjes. Ne pjesen e dyte skuadra e Benitez ka administruar gjithcka ndersa 9 minuta para fundit Eto del i vetem me Visen dhe pasi e shmang e con topin ne rrjete. Ne takimin tjeter te ketij grupi Totenhemi triumfoi 4-1 ndaj Tventes ne nje sfide te dominuar totalisht. Anglezet moren 3 penallti dy prej te cilave te shnderruara ne gol ndersa Van der Vart doli me te kuqe.
Grupi B
Ne grupin B Shalke dhe Lioni kane treguar se mbeten ato favoritet pavaresisht se Benfika ka po aq pike sa skuadra gjermane 3 te tilla. Ne Veltins Arena skuadra e drejtuar nga Feliks Magat ka triumfuar 2-0 ndaj kampioneve te Portugalise. Pas disa mundesish te humbura ne pjesen e pare ne te dyten ishte Farfan ai qe zhbllokoi shifrat me nje goditje fluturimthi. Nderkohe Klas Jan Huntelar dyfishoi shifrat duke devijuar ne rrjete nje top nga e majta. Ne takimin tjeter Lioni nuk hasi asnje problem ndaj izraeliteve te Hapoel Tel Aviv. Bastos shenoi dy here ne pjesen e pare duke vulosur praktikisht llogarite me takimin. Nderkohe ne te dyten vendasit shkurtuan me ane te nje 11-metershi te shnderruar ne gol nga portieri Enejama perpara se Pjanic te shenonte nje tjeter gol.
Grupi C
Mancester Junajtid ka marre fitoren e pare ne kete edicion te Champions League duke mundur minimalisht 1-0 Valencian ne Mestaja. Ne nje ndeshje pa pike nervi Djajte e Kuq iu falen nje goli te meksikanit Hernandez 5 minuta para fundit. Valencia ka patur gjithnje fjalen e pare por pa rrezikuar seriozisht skuadren angleze. Situata ne kete grup eshte bere teper interesante pasi Rejnxhers i Glazgout fitoi 1-0 me Bursasporin dhe u ngjit ne 4 pike aq sa Mancesteri. Goli i Naismith ne minuten e 18-te ishte i mjaftueshem per skocezet.

d.b/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›