E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Greqia përfshihet nga zjarret, dhjetëra njerëz braktisin shtëpitë

Temperaturat e larta kanë risjellë zjarret në Greqi, ndërsa situata paraqitet problematike në Porto Germeno dhe në Mytika. Qytetarëve i është bërë thirrje që të evakuohen, ndërsa dhjetëra i kanë braktisur shtëpitë.

Në Mytika zjarri ra në një zonë të pyllëzuar, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi, ndihmuar edhe nga erërat e forta që po fryjnë në zonë.

Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 46 zjarrfikës, por situata mbetet shumë kritike. Për shkak të zjarrit është ndërprerë qarkullimi i automjeteve në rrugën provinciale Oinois – Porto Germenos dhe në rrugën provinciale Alepochorio – Psatha – Vilion./ CNN.gr

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›