Gjenerali amerikan Christopher Cavoli merr komandën e forcave të NATO-s për Evropën

NATO ka caktuar komandatin e ri suprem të aleatëve në Europën gjatë një ceremonie që u mbajt në Mons të Belgjikës. Ai është gjenerali i ushtrisë amerikane Christopher Cavoli, që flet rusisht dhe ka një diplomë master nga Yale në studime ruse.
Gjatë fjalimit të mbajtur në ceremoninë të hënën, segretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolteberg tha se Cavoli merr komandën gjatë një kohe që siguria transatlantike po përballet me konkurrencën strategjike në rritje dhe rikthimin e luftës brutale në Europë, duke iu referuar kështu konfliktit në Ukrainë.
Stoltenberg e vuri theksin tek roli i Cavoli-t në mbikqyrjen e pranisë së shtuar së fundmi të dislokimieve të trupave amerikane në Europë në kundërpërgjigje të pushtimit rus të ukrianës. Gjenerali do të jetë përgjegjës për planifikimin dhe zbatimin e masave ushtarake të projektuara për të mbrojtur aleancën perëndimore dhe për të penguar Rusinë. Në detyrën e re Cavoli zëvendëson gjeneralin amerika Tod Walters, i cili ka dalë në pension.
Cavoli ka lindur në Gjermani dhe ka jetuar pjesën më të madhe të jetës së tij në bazat ushtarake amerikane. Ai iu bashkua ushtrisë amerikane në vitin 1987 dhe ka shërbyer në Bosnje-Hercegovinë, Irak dhe Afganistan.
/rtsh/