Greqia preket nga virusi i gripit të derrave
Athinë - Greqia konfirmon rastin e parë me virusin vdekjeprurës të gripit të derrave (H1N1). I prekuri është një person i ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi jepet nga Ministria greke e Shëndetësisë, e cila thotë se i infektuari është duke u mbajtur në karantinë.
Virusi H1N1 i është afruar shumë vendit tonë, pasi Greqia është fqinji ynë i dytë që preket, pas Italisë. Para disa ditësh u përhap lajmi se virusi kishte mbërritur edhe në Kosovë, gjë e cila u hodh poshtë pas analizave që iu bënë viktimës.