E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, Bumçi kryetar i PD

Tiranë - Aldo Bumçi është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike për degën e Tiranës. Bumçi arriti të marrë 509 vota, ndaj 175 votave të marra nga Gjergj Bojaxhiu dhe 41 votave të marra nga Lajla Pernaska. Në konferencën e organizuar dje për zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë së PD-së për kryeqytetin morën pjesë 826 delegatë.

“Drejtimi i Tiranës është një përgjegjësi shumë e madhe. Kryeqyteti nuk drejtohet vetëm, por do ta drejtojmë të gjithë së bashku”, deklaroi Bumçi menjëherë pas rezultateve të votimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›