Greqia shtyn dhjetë ditë afatin për firmat shqiptare
TIRANE-Ndërsa shteti grek ka vendosur të lejojë përkohësisht aktivitetin e linjave shqiptare për një periudhë 10-ditore, deri në marrjen e vendimit përfundimtar, Ali Dyrmishi, pronari i ‘Osumi Travel’, nuk është aspak optimist për fatin e kompanive. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Dyrmishi shpjegon se gjithçka varet nga reagimi i Ministrisë sonë të Transporteve, e cila deri tani nuk ka hedhur asnjë hap për të marrë në mbrojtje firmat shqiptare. Dyrmishi shpjegon, se pas protestës së djeshme të sipërmarrësve tanë përpara Ministrisë së Transporteve të Greqisë, kompanitë shqiptare kanë marrë vendimin të bllokojnë, me të gjithë autobusët e tyre, hyrjen drejt Greqisë në pikën e Kakavijës, nëse Ministria jonë vazhdon të injorojë plotësisht kërkesat e tyre për mbështetjen e shtetit.
Sa rezultat dha protesta e protesta e djeshme përpara Ministrisë greke të Transporteve?
Rreth 150 shqiptarë protestuam gjatë orëve të paradites përpara Ministrisë greke të Transporteve, ku kërkuam të drejtën tonë për të vazhduar punën. Rreth orës tre të drekës na u bë me dije nga autoritetet greke, se një vendim i gjykatës greke, pro kompanive shqiptare, e ka detyruar Ministrinë të na lërë të vazhdojmë punën për dhjetë ditë, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.
A nuk duhet konsideruar si një zhvillim pozitiv?
Sigurisht që është një zhvillim pozitiv krahasuar me bllokimin e plotë të kompanive tona. Problemi është se nuk kemi as idenë më të vogël për atë që mund të ndodhë pas dy javësh, kur Ministria greke e Transporteve mund të vendosë të na bllokojë përfundimisht aktivitetin.
Sa shanse ka të ndodhë?
Janë të gjitha shanset të ndodhë. Në dijeninë tonë, e gjithë kjo zhurmë kundër kompanive shqiptare u bë për motive të pastra interesash. Dimë më së miri që kompania greke “KTEL Janina”, me lidhje shumë të forta në qeveri, po lobon për të na larguar fare nga tregu. Kjo kompani ia ka vënë syrin Transporteve të udhëtarëve me Shqipërinë dhe është e vendosur ta arrijë këtë me çdo mjet. Kemi informacione të sigurta që krerët e saj kanë lidhje të drejtpërdrejta me njërin prej zëvendësministrave të Ministrisë greke të Transporteve, i cili është edhe faktori kryesor për bllokimin tonë. Dua të sjell në vëmendje edhe një fakt tjetër për ta vërtetuar këtë. Nuk ka pasur asnjë veprim të tillë ndaj kompanive maqedonase apo turke, të cilat janë në pozita pak a shumë të barabarta me kompanitë shqiptare kur vjen fjala te trajtimi nga ana e shtetit grek. Janë vënë në shënjestër kompanitë shqiptare për motivin e vetëm se një firmë greke po lobon pranë qeverisë së vet për t’i nxjerrë nga tregu. Në një çast kur shtetet evropiane e vënë theksin te tregtia e lirë, Greqia kërkon të bllokojë të gjitha firmat shqiptare, të cilat kanë bërë deri 5 milionë euro investime për të përmbushur standardet e duhura. E gjitha kjo nga ana tjetër, ndodh në një çast kur ne jemi lënë të përballemi të vetëm me këtë padrejtësi, si nga ana e shtetit shqiptar, por veçanërisht nga Ministria jonë e Transporteve.
Keni kontaktuar me Ministrinë për t’i kërkuar ndërhyrjen pranë shtetit grek?
Absolutisht po, dhe ndihemi shumë të indinjuar që nga ana e saj nuk ka pasur asnjë ndërhyrje për të na ndihmuar. Kemi kërkuar që Ministria t’i kërkojë shtetit grek respektimin e traktateve tregtare që ka me shtetin fqinj e me Bashkimin Evropian, por nuk na është dhënë asnjë përgjigje. Madje sot jemi bërë dëshmitarë të një skene që është edhe për të qeshur edhe për të qarë. Ndërsa ne protestonin përpara ministrisë greke, nga Ministria jonë e Transporteve na u tha se nuk kishin mundur të komunikonin me analogët grekë, pasi nuk kishin letër për faksin. Tashmë nuk dimë nëse më të irrituar jemi me ministrinë tonë apo me ministrinë greke.
Çfarë mendoni se do të se do të ndodhë pas dhjetë ditësh me përfundimin e afatit të dhënë nga gjykata greke?
Praktikisht jemi përgatitur për më të keqen, duke ditur edhe lëvizjet e bëra nga ana e “KTEL Janina”. Shpresojmë shumë te një ndërhyrje e Ministrisë sonë të Transporteve, megjithëse deri tani diçka e tillë nuk na është premtuar. E thënë shkurt, nuk dimë të themi me siguri asgjë për mënyrën si do veprojë shteti grek me kompanitë tona. Ajo që di të them me siguri është se sot të gjitha kompanitë morëm bashkërisht vendimin që, në rast se zbohemi nga Greqia, do të bllokojmë rrugën e Kakavijës me të gjithë autobusët tanë, deri sa Ministria jonë të bindet për të ndërhyrë pranë shtetit grek për t’i dhënë fund kësaj loje jo të ndershme.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)