E Diel, 1 Nëntor 2026

Fondacioni Fëmijët Shqiptarë, nxitje të grave në punë vullnetare

Fondacioni Fëmijët shqiptarë ka hapur dyert për më shumë se 40 gra nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria, të cilat kanë marrë pjesë në seminarin me temë "Gruaja dhe Shoqëria".

Qëllimi i këtij seminari është forcimi i rolit të gruas në punë vullnetare dhe nxitjen e pjesmarrjes së grave në shoqëri. Presidentja e këtij Fondacioni, Liri Berisha, tha se gratë janë vizionare me fuqi madhore vepruese per te vënë në lëvizje mekanizmat që nxisin shpirtin veprues.
 

Ambasadori i shtetit të Kuvajtit në Shqipëri, Najeeb Abdulrahman, tha se gruaja shqiptare është bërë një rol aktiv në shoqërinë civile dhe për këtë duhet inkurajuar edhe më shumë.
 

Projekti "Vakefi i kohës" organizohet nga Sekretari i Përgjithshëm i vakufeve-Kuvajt si dhe Komiteti i Bashkuar kuvajtjan për bamirësi me qëllim sjelljen e metodave më të mira për inkurajimin e femrave në fushën e punës vullnetare. Ky seminar do të vijojë për tre ditë me radhë në Qëndrën e Autizmit në Farkë .
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›