E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia tërhiqet përkohësisht nga kërkimet për naftë në Jon, pas presionit shqiptar

greqiQeveria greke ka pezulluar përkohësisht kërkimet në detin Jon

Kështu shkruan gazeta Shqip.

Ndërkohë, ajo shkruan se edhe kompania norvegjeze, e cila kishte fituar të drejtën për të bërë kërkime në zonën Joni 1, është tërhequr, duke pritur që të zgjidhet ngërçi mes dy vendeve.

Duket se presioni shqiptar ndaj qeverisë greke, për të ndaluar kërkimet për naftë në detin Jon, ka dhënë efekt.

Vetë Shqipëria nga ana e saj shpreson të nisë shumë shpejt procedurat për të kërkuar naftë në det, pikërisht në këtë zonë.

Tirana i ka dërguar Athinës zyrtare tri nota verbale, duke i kërkuar të ndërpresë kërkimet për naftë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›