Rama Do ta shlyejme borxhin ndaj sektorit privat me cdo lloj kostoje
Banka e Shqipërisë ka organizuar Seminarin Rajonal të Nivelit të Lartë me temë “Forcimi i lidhjeve në Evropën Juglindore-Ankorat politike dhe perspektivat e biznesit”. Në këtë takim ishte i pranishëm dhe Kryeministri, Edi Rama.
Sipas tij, Shqipëria po përjeton një krizë si pasojë e neglizhimit, ndaj dhe ekonomia e vendit lë pak vend për optimizëm. Rama njohu vlerën prej 400 milionë dollarë detyrime, përfshirë edhe TVSH-në e parimbursuar.
“Kemi nevojë për një ndryshim të strukturës dhe burimit të rritjes ekonomike, nuk mund të mbështëtemi tek borxhi. Sa i takon borxhit ndaj sektorit privat, ne do ta shlyejmë këtë borxh me çfarëdo lloj kostoje. Ndaj modeli i ri ekonomik është i domosdoshëm dhe ne do të ndërtojmë një marrëdhënie të re me biznesin, do të luftojmë monopolet. Në këtë model bëjnë pjesë politika të reja për punësimin, i cili do të sigurojë 300 mijë vende pune të reja”, u shpreh Rama.
Sipas tij, mbi 1 mijë biznese të mëdha do te çlirohen nga kontrollet e tatimeve, pasi ato do te veteauditohen nga një prej katëer kompanive ndërkombetare të auditimit.
Madje në këtë këndvështrim, Kryeministri shprehu bindjen se vendosja e sipërmarrësit në piedestal do të hedhë bazat për luftën kundër korrupsionit. “Ne do ta shkatërrojmë korrupsionin si shërbim alternativ”, garantoi kreu i qeverisë, gjatë fjalës së tij. Ndërsa, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani evidentoi faktin se ekonomia jonë ka qenë nën efektin ekrizës globale dhe kjo ka sjellë ngadalësimin e ritmeve të saj. Sipas tij, rritja ekonomike e vendit përcaktohet vetëm nga reformat strukturore dhe konkurenca në tregje.