E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi,përleshje mes protestuesve dhe policisë

Përleshje të tjera mes protestuesve dhe policisë filluan sot përpara fakultetit të Agronomisë të Athinës, i marrë nën kontroll nga studentët, ndërkohë që grupe të rinjsh kanë bastisur dyqanet dhe ndërtesa publike në disa lagje të kryeqytetit grek, njoftoi një burim policor. Përleshje mes manifestuesve dhe policisë ka patur sot edhe përpara burgut të Athinës ''Koridhalo'', burgu kryesor në vend, njoftoi një gardian, pa u identifikuar ''Megjithatë, në ambientet e brendshme të burgut ka qetësi'', shtoi ai

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›