Greqi,të shtëna pranë ambasadës amerikane

Të shtëna armësh, janë regjistruar jashtë banesës së ambasadorit amerikan në Athinë, në një distancë jo më shumë se 50 metra larg ambasadës. Për pasojë, ka mbetur i plagosur njëri prej rojeve të ambasadorit. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 të paradites së të mërkurës, në sheshin Mavil. Drejtoria e Policisë se Athinës, konfirmon se dy personat po kryenin shërbimin e tyre jashtë rezidencës se ambasadorit, kur në rrethana ende të pa njohura arma e policit u shkrep dhe plumbat goditen në qafë rojën private.I plagosuri u dërgua me urgjencë në spitalin ushtarak të Marinës, ndërsa polici është ndaluar nga autoritetet. Policia helene bëri të ditur se në momentin e ngjarjes, në banesë nuk ishte as ambasadori dhe anëtarët e familjes.Lidhur me ngjarjen reagoi edhe ambasada Amerikane në Athinë, e cila e cilësoi ngjarjen si rastësore dhe qe nuk dëmton aspak marrëdhëniet dypalëshe. Në vendngjarje kane shkuar të gjithë krerët e lartë të policisë helene me në krye zv-ministrin e Brendshëm Krists Markojanaqis.