Zimbabve, 65 mijë të prekur nga kolera
Nuk janë minimizuar aspak pasojat katastrofale të epidemisë se kolerës që ka përfshirë Zimbabven që prej muajit gusht. Numri i personave të infektuar nga kjo sëmundje vdekjepruresë në këtë rajon, ka kaluar në mbi 65 000 vetë. Lajmi është bërë i ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila sipas statistikave të saj, raporton se numri i të vdekurve , ka arritur në më shumë se 3300. Kjo epidemi që ka goditur Zimbabven prej muajsh, është më e keqja në afrikë gjatë 14-të viteve të fundit. Situata është përkeqësuar edhe më tepër nga varfëria e skajshme e cila sipas presidentit Robert Mugabe është rënduar edhe më tepër nga sanksionet ekonomike të vendosura ndaj këtij kombi. Bilanci i epidemisë rritet nga dita në ditë. Sipas OBSH-së, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shtuar 1038 të infektuar nga kjo sëmundje ndërsa janë regjistruar 28 të vdekur të tjerë. Situata u agravua se tepërmi edhe si pasojë e diskutimeve kontradiktore të presidentit Mugabe. Kohë më parë ai kishte deklaruar se situata e emergjencës kishte marre fund, por më pas ai u dorëzua përballë fakteve katastrofale që shkaktoi epidemia. Më dy shkurt ai kishte lejuar mberritjen e nje delegacioni ekspertesh të OKB-së, për të studiuar një zgjidhje nepërmjet se ciles te limitoheshin viktimat e epidemise dhe te luftohej uria. Tani, Mugabe akuzon edne perendimin se ka sjelle me sanksionet ekonomike të vendosura ndaj regjimit te tij, katastrofën ekonomike në të cilën është përfshire vendi.