E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greta Koçi fiton gjyqin në Gjermani për këngët e vjedhura

Këngëtarja e njohur Greta Koçi fiton gjyqin në Gjermani ndaj një kompanie që shkarkonte këngët e saj në internet dhe më pas i shiste në treg.
Gjykata e Frankfurit vendosi këto ditë që këngëtarja Greta Koçi të dëmshpërblehet me 250 mijë euro pasi vërtetoi se pesë këngë të saj ishin marrë nga interneti dhe më pas ishin hedhur në treg pa të drejtën e autorit.
E gjitha historia e këtij procesi lidhet me këngët "Sekreti", "Nuk ta kam thënë", "A do të më shaj nëna", Shkolla "Wilson", "Natën ta kërkoja", këngë shumë të njohura edhe për publikun shqiptar.
Kjo është hera e parë që një këngëtar shqiptar fiton një gjyq për vjedhjen e këngës. Në të njëjtën kohë Greta Koçi e quan këtë edhe si apel për gjithë muzikantët shqiptarë që janë viktimë e piraterisë.
Nga ana tjetër ky proces tregoi se sa e vlerëson bota vlerën e muzikës, ndërsa në Shqipëri një proces i tillë gjyqësor ende është një luks.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›