Greta Thunberg ndalohet nga policia gjatë protestës për minierën e qymyrit në Gjermani

Aktivistja e klimës Greta Thunberg është ndaluar nga policia në një protestë jashtë një fshati në Gjermaninë perëndimore.
Ajo kishte protestuar me aktivistët që kërkonin të ndalonin shkatërrimin e fshatit të braktisur të Lützerath për zgjerimin e një miniere qymyri.
Aktivistja suedeze u ndalua së bashku me disa protestues të cilët pasi u shoqëruan në polici u lanë të lirë pa akuza.
Pamjet nga ndalimi I Greta Thunberg tregojnë tre oficerë që mbanin aktivisten teksa ajo buzëqeshte.
Aktivistët argumentojnë se djegia e qymyrit minon përpjekjet e Gjermanisë për të reduktuar emetimet e gazrave serrë.
/rtsh.al/