Sulmi i përgjakshëm i Rusisë kundër civilëve në Ukrainë, shkon në 44 numri i viktimave, përfshirë 5 fëmijë

Numri përfundimtar i viktimave nga sulmi me raketa ruse në fundjavë, në një bllok apartamentesh në Ukrainën juglindore, arriti në 44. Kjo u bë e ditur sot nga zyrtarët ukrainas, të cilët nxorrën edhe trupin e një fëmije tjetër nga rrënojat.
Sulmi në qytetin e Dnipro ishte sulmi më vdekjeprurës ndaj civilësve në Ukrainë, që nga pranvera e kaluar.
“Të vrarët në sulmin e pasdites të së shtunës përfshinin pesë fëmijë, 79 të plagosur. Numri përfundimtar përfshin dy duzina njerëz të listuar fillimisht si të zhdukur në ndërtesën shumëkatëshe, e cila strehonte rreth 1,700 persona”- tha Kyrylo Tymoshenko, nënkryetar i zyrës së presidentit ukrainas.
Ekuipazhet e urgjencës pastruan rreth 9 tonë rrënoja gjatë një operacioni kërkim-shpëtimi.
Rreth 400 njerëz humbën shtëpitë e tyre, 72 apartamente janë rrënuar tërësisht, 236 të tjera që janë dëmtuar pa riparohen.
Sulmi i fundit vdekjeprurës rus ndaj një objektiv civil shkaktoi zemërim. Kjo çoi në dorëheqjen e papritur të një këshilltari presidencial ukrainas, i cili tha se raketa ruse shpërtheu dhe ra pasi sistemi ukrainas i mbrojtjes ajrore e rrëzoi atë, një version ky që do të hiqte një pjesë të fajit nga forcat e Kremlinit.
Komentet e Oleksii Arestovich në një intervistë të së shtunës mbrëma shkaktuan protesta. Ai dha dorëheqje duke nënvizuar se vërejtjet e tij ishin “një gabim thelbësor”.
Forcat ajrore të Ukrainës kishin theksuar se ushtria e tyre nuk ka një sistem të aftë për të rrëzuar raketat ruse Kh-22, të cilat, sipas saj, ishin lloji që goditi bllokuen e e banesave.
“Që nga fillimi i agresionit ushtarak të Rusisë, më shumë se 210 raketa të këtij lloji janë lëshuar në territorin e Ukrainës. Asnjë nuk është rrëzuar nga mbrojtja kundërajrore”,- njoftuan forcat ajrore ukrainase.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u zotua se do t’i sjellë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për sulmin, duke thënë se kjo është “një detyrë themelore” për Ukrainën dhe aleatët e saj perëndimorë. Apnews
/rtsh.al/