E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva/ Dogjani në spital, Brokaj:Gjendja e rëndua

Në ditën e 11-të të grevës së urisë që po zhvillohet në çadrat e ngritura para kryeministrisë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit', gjendja protestuesve është rënduar mjaft.
Në orën 11:30 në spital u dërgua për mjekim Artmir Ahmetaj pasi pati probleme me stomakun.
Rreth 1 orë me vonë me urgjencë në QSUT u dërgua deputeti i qarkut të Kukësit, Asllan Dogjani që e çoi në 23 numrin e grevistëve të dërguar në spital.
Ndërkohë që mjeku Sabit Brokaj i cili kujdeset për grevistët deklaroi se gjendja e tyre është rënduar më shumë. "Të gjithë kanë shqetësime. Ne tani i ruhemi rrezikut, i cili është bërë evident. Deputeti Asllan Dogjani kishte nevojë për trajtim mjekësor", tha ai.
Sa i përket deklaratës së djeshme të kryeministrit Berisha për mbikujdes të mjekëve në grevë, Brokaj tha se " Nuk e di ku e gjeti Berisha termin mbikujdes. Ekipi mjekësor punon me nivel të lartë profesional në bazë të betimit të Hipokratit. Pacienti ka të drejtë të zgjedhë mjekun që do".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›