Ekzekuton në klasë maturanten dhe vetëvritet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin mëngjesin e sotëm. Një maturante është vrarë me armë zjarri në klasën e shkollës "Mahir Domi" ku ajo mësonte.
Endrit Llambaj, nga Vlora, ka plagosur maturanten Gerta Bahja, e cila më pas ka humbur jetën rrugës për në spital për shkak të plagëve të rënda.
Pas ngjarjes autori, Endrit Llambaj, 18-vjeç është përpjekur t'i ikë policisë dhe më pas është vetëvrarë.
Të dhënat e para flasin se të rinjtë kanë pasur një lidhje dashurie mes tyre. Llambaj ka shkuar të bisedojë me 18-vjeçaren dhe në grindje e sipër ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar me pistoletë.
Ngjarja ndodhi në lagjen "5 Maji" të Elbasanit.