E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva, Komiteti Shqiptar i Helsinkit bën thirrje për dialog

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka bërë edhe një herë thirrje për dialog mes qeverisë dhe ish të burgosurve politik.

Në një deklaratë për shtyp të KShH thuhet se dialogu është mjeti më i përshtatshëm për zgjidhjen e krizës.

KShH dënon gjuhën e përdorur ndaj grevistëve, duke e cilësuar atë si fyese dhe denigruese. Po ashtu theksohet edhe pozicionimi kundër dialogut i Kryeministrti, Sali Berisha.

KShH kujton se e drejta e tubimit është një nga të drejtat themelore politik të njeriut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›