E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva, PD: Rama i druhet shërbimit shëndetësor

TIRANë- PD akuzon sërish sot opozitën se nuk po lejon mjekët të hyjnë në tendën e grevës. Sipas zëdhënëses Erla Mëhilli bllokimi i mjekëve dhe i shërbimit shëndetësor është shkeleje e të drejtave të Konventës së Gjenevës.

“Sot u bënë plot 13 ditë që Edvin Kristaq Rama, Gramoz Ruci, Ilir Xhelil Gjoni, Dashnor Myslym Peza bllokojnë shërbimin zyrtar shëndetësor duke e trajtuar kampin e vendosur në bulevardin e kombit si një bodrum apo shpellë të koskave mafioze ku mund të hyjnë vetëm të besuarit e kumbarës. Ky akt i bllokimit të shërbimit zyrtar shëndetsor në cadrat e burgut Rama – Ruci është një dhunim flagrant i të drejtave ndërkombëtare, i Konventës së Gjenevës dhe Vendimeve të Strasburgut mbi trajtimin e të burgosurve, robërve dhe grevistëve të urisë”, - tha Mëhilli.

Në reagimin e saj Mëhilli shtron edhe një pyetje publike për kreun e PS, Edi Rama. “Cfarë fshihet prapa fletëve të cadrave që ti ke frikë se mos shërbimi zyrtar shëndetsor do ta nxjerr në shesh?Cfarë fsheh ti në fletët e cadrave kur nuk lejon shërbimin sanitar të kontrollojë edhe për kushtet bazë të të burgosurve të tu?”
Ndërsa shton se “Të gjitha këto shqiptarët i kuptojnë dhe i marrin vesh vetë. E kuptojnë që ti ke frikë të hapësh fletët e cadrave nga punonjësit e shëndetësisë dhe shërbimeve sanitare të cilët i ke zëvendësuar me militant fanatikë, duke shkelur kështu cdo kod etik dhe moral.”
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›