PBDNJ: Dënojmë dhunën e policisë ndaj protestuesve
TIRANE- Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka shprehur sot qëndrimin e saj të qartë kundër dhunës së policisë ndaj protestuesve mbështetës të opozitës. Kreu i kësaj partie, Vangjel Dule i ka bërë sot apel organeve të policisë që të qëndrojnë në nivelin e kërkesave të shtetit të së drejtës dhe të lirojnë protestuesit e arrestuar.
“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut gjithashtu dënon në mënyrën më të prerë ushtrimin e dhunës ndaj kolegëve deputetë të PS dhe në vecanti ndaj deputetit Pandeli Majko në protestat paqësore të zhvilluara dje në Korcë. Gjithashtu, PBDNJ dënon me forcë ndalimet dhe arrestimet e pjesëmarrësve në këto tubime paqësore. PBDNJ dëshiron ti bëjë thirrje organeve të policisë së shtetit që të qëndrojnë në nivelin e kërkesave të shtetit të së drejtës dhe të mos bien pre e tundimeve të pushtetit” u shpreh Dule.
Ndërkohë lidhur me dekretet e Presidentit Topi për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Dule tha se mbështet propozimet e Partisë Socialiste për votimin me shumicë të cilësuar.
“Propozimi i PS tingëllon racional dhe ka mbështetjen tonë në këto momente të zhvillimeve shumë të brishta politike në vend. PBDNJ do të konsideronte më konstruktive shtyrjen e votimit për një situatë më normale politike” theksoi kreu i PBDNJ.
(e.n/News24/BalkanWeb)