Greva, Prifti: Rama te reagoje urgjent

“Zgjidhja nuk diskutohet qe do te vije por duhet te vije sa me shpejt qe te eleminojme edhe pasjen e ndonje viktime njerezore. Tani e gjitha Shqiperia dhe deputetet brenda i ka syte nga Edi Rama. Ai duhet te reflektoje te zgjerojme transparencen ne procesin zgjedhor, te zgjerojme demokracione dhe t’u japim shqiptareve zgjedhje te lira. Edi Rama duhet te reagoje urgjent”, theksoi Prifti.
Mbi 200 intelektuale, mes tyre ish presidentet, Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdani, akademiku Ylli Popa, shkrimtare, dekane, mjeke, analiste dhe gazetare kane firmosur nje peticion ne mbeshtetje te deputeve greviste. Publicisti Fatos Lubonja, nje nga firmetaret e ketij peticioni u shpreh se kjo greve behet per te mbrojtur parimet e demokracise. “Shikoj nje rrezik ne rritje te monpolizimit te politikes nga PD dhe PS, qe nenkupton ngushtim hapesirash per lirine dhe te verteten. Heshtja eshte shenje e arrogances me te cilen kane bere kete ligj dhe treguesi i rrezikut qe paraqesin ashtu sic kane treguar me pare se nuk kane bere dialog per te vendosur kodin zgjedhor’’, shprehet Lubonja.
Gjendja shendetesore e 11 deputeteve ka ardhur duke u perkeqesuar. Deputeti Ymer Tola, eshte ne gjendje me te rende, pasi eshte prekur nga hepatiti viral. Ai pasi ka marre ndihmen mjekesore mbremjen e se shtunes dhe pasi i eshte nenshtruar nje sere analizash mjekesore, i eshte rikthyer greves. “Tola i eshte rikthyer greves. Eshte dhene alarm nga ministria dhe mjeket per disa analiza te gjakut. Ai eshte rithirrur per te bere serish analizat qe i kane dale me keq se te parat“, pohoi Prifti. Ne gjendje te rende shendetesore eshte edhe deputeti Spartak Braho, i cili, sipas Priftit, tashme nuk ka mundesi fizike per te levizur. Edhe gjendja shendetesore e deputetit Frrok Gjini eshte renduar pasi ai ka refuzuar te marre edhe lengje.