Librazhd-Perenjas, spitalet pa ilace

Prej dy muajsh spitalet e Librazhdit dhe Perrenjasit nuk kane ilace, ndersa pacienteve u duhet ta gjejne vete zgjidhjen duke i siguruar medikamentet ne farmacite private.
Madje vete mjeket nuk kane kerkuar gjate kesaj kohe furnizmin e spitalit, por i drejtojne qytetaret drejt farmacive. Pacientet me se shumti shprehen te rezervuar para kameras se me cfare cmimesh i blejne ilacet ne farmaci, megjithese disa nuk mohojne se nje pjese e ilaceve nxirren nga vete mjeket dhe dergohen ne farmaci per t’u shitur me fatura te kripura.
E njejta situate eshte edhe ne spitalin e Perrenjasit, pavaresisht se nje shoqate italiane qe operon ne Stroske ka sjelle nje ndihme prej 15 mije eurosh ilace dhe pajisje, tashme prej tyre nuk ka mbetur pothuajse asgje.