Greva, dy protestues të tjerë në spital

Ne ditën e 10-të të grevës së urisë, dy protestues të tjerë janë dërguar me urgjencë në spital për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore.
Fillimisht në spital u dërgua qytetari Lekë Njemza 37 vjeç nga Tirana.
Në mesditë me urgjencë në spital u dërgua edhe Ilirjan Neziri pasi pati probleme shendetësore si pasojë e grevës së urisë.
Ka shkuar në 18-të numri i grevistëve që janë dërguar në spital për mjekim.