Topi: Palët të dialogojnë, nuk mund t'i detyroj

Kreu i shtetit Bamir Topi ka deklaruar se është në përpjekje të vazhdueshme për dialog për zgjidhjen e situatës politike, por nuk ka në dorë asnjë instrument ligjor për të detyruar palët për zgjidhje.
Duke iu referuar bisedave me palët, Topi theksoi se përpjekjet jo gjithmonë janë publike.
Presidenti nënvizoi se për të arritur një marrëveshje duhet angazhim i të dyja palëve. "Për t'u marrë vesh duhen dy palë. Kur diskutojmë për dialogun është domosdoshmëri që mazhoranca dhe opozita të ulen në tryezën e dialogut", u shpreh ai.
Kreu i shtetit nënvizoi se "duhet vullnet i fortë për të dalë nga kjo situatë e pakëndshme".
Topi theksoi se Presidenti nuk ka në dorë asnjë instrument ligjor që të detyrojë palët për zgjidhje . "Shqipëria është Republikë Parlamentare dhe jo Presidenciale. Unë nuk kam në dorë asnjë instrument ligjor që të detyrojë palët . çdo gjë projektohet në Parlament. është vullneti i tyre për të instaluar dialogun", shtoi ai.