E Diel, 1 Nëntor 2026

Greva e doganierëve bllokon për disa orë kalimet me Greqinë, radhë të gjata në Kakavijë e Kapshticë

Këtë të hënë për disa orë kufiri me Greqinë ishte I mbyllur. Shkak u bë greva e paralajmëruar e punonjësve të doganave greke. Kakavija dhe Tri Urat në Përmet ishin të bllokuara nga ora 07:00 deri në orën 11:00 (me orën shqiptare), ndërsa Kapshtica dhe Qafë Bota nga ora 05:00 deri në orën 09:00. Pavarësisht njoftimeve të bëra nga autoritetet dhe mediat në Shqipëri nuk u shmangën radhët e pritjes. Në Kakavijë vargu i automjeteve i kalonte 2 km…

Në Kapshticë disa disa udhëtarë që kishin përfunduar procedurat në pikën kufitare shqiptare janë

Protesta është organizuar nga sindikata e punonjësve të doganave greke, të cilët kërkojnë shtim të personelit, përmirësim të kushteve të punës, rritje të pagave, si edhe zbatimin e angazhimeve të marra nga qeveria greke për administratën publike.

Sipas sindikatës, mungesa e stafit dhe ngarkesa e lartë në punë po ndikojnë në funksionimin normal të pikave kufitare dhe shërbimeve doganore. Doganierët kanë paralajmëruar se, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, protestat mund të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.

Gazetare: E. Domeri

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›