E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e paraplegjikëve, rëndohet shëndeti i një grevisti

Në ditën e dytë të grevës së urisë të tetra dhe paraplegjikëve është rënduar gjendja shëndetësore e njërit prej grevistëve.

Sipas informacioneve është rënduar gjendja shëndetësore e Sal Paçit i cili nuk është person me aftësi të kufizuar por ka hyrë në grevë në vend të bashkëshortes së tij e cila është e shtruar në spital.

Menjëherë Sal Paçi është dërguar në spital pasi ka pasur probleme me tensionin.
 

Ndërkohë 21 personave me aftësi të kufizuar kanë hyrë në grevë urie që nga pasditja e së enjtes.
 

Ata kërkojnë rritjen e paketës higjeno-sanitare, rritjen e masës së karburantit që përfitohet, duke e çuar në 80 litra në muaj, një rritje page për kujdestarët dhe njohja e siguracioneve të tyre janë kërkesat e para dhe tetraplegjikeve drejtuar qeverisë.

 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›