E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imituesit e Portokalli: Fushata jonë

Nga Fjodora Fjora

Kur ethet e fushatës elektorale kanë pushtuar anembanë vendin, ata janë vënë në vëmendje edhe të vetë politikës. Sepse sjellja e tyre në spektaklin Portokalli në Top Channel, mund të ndikojë jo vetëm humorin e popullit, por edhe votën e tij. Po po, kjo nuk është aspak një shaka. Florian Bina, Rudina Dembacaj dhe Drilon Hoxha janë tre sozitë e personazheve më të famshëm të politikës shqiptare, Sali Berisha, Edi Rama e Jozefina Topalli. Jozefina, Doktori dhe Edvini i Portokallisë kanë vënë tashmë veton e tyre në këtë spektakël, dhe janë padyshim ndër numrat më të ndjekur të spektaklit. Kur Berisha bën gjestikulacione, kur Topalli ngre vetullën apo Edi Rama nis të shtrembërojë fytyrën, të gjithë qeshin, sepse u kujtohet menjëherë sesa e lehtë është që arti të takojë realitetin. Por përtej të qeshurave, këta tre personazhe japin mesazhe politike, prekin tema sociale dhe ironizojnë ato që syri i thjeshtë i publikut nuk ka mundur ti kapë gjatë fjalimeve të gjata politike. Kur menduam të bëjmë një fushatë elektorale paralele, me sozitë e politikanëve, patëm dilemën se po shkelim në një terren delikat. Aq më shuma na u shtua kjo ndjesi kur morëm vendimin që këto tre intervista ti vendosim si kopertinë e numrit. Por, siç do ta lexoni, sinqeriteti dhe distanca që vetë protagonistët e inervistave kanë me heronjtë e tyre realë, bëri që këto dilema të bien. Flori, Rudina dhe Driloni janë imitues, të aftë madje. Por ata, mbi të gjitha, janë qytetarë, e ndoshta ndoshta, edhe votues më 8 maj. Ku i dihet…

Florian Binaj – Unë, sozia e Edi Ramës

Ai është ndoshta figura më e dashur dhe më e pëlqyer në Portokalli dhe mbetet një ndër talentet më të mëdha që ky spektakël ka mundur të sjellë që në edicionet e para të tij. Florian Binaj ka shumë epitete, polici, Isuf Metalla, Historau dashuraupor personazhi më i famshëm, më i dashur e që ka marrë ovacionet e pafundme të publikut, është ai i liderit të Opozitës dhe kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama. Kaq shumë e ka imituar, është sjellë si ai dhe është trukuar si ai, sa në momentin e parë që ti përballesh me Florian Binaj, nuk mund të mos mendosh se ky djalosh ka marrë vërtet hijen e Edi Ramës, dhe e i ngjan shumë atij. E ashtu si ai, Floriani ka shumë tipare që i sjellin afër njëri tjetrit, gjatësinë trupore, dendësinë e flokëve, pasionin për artin, ambicien për të arritur më lart në karrierë. Florjani është diplomuar për Pikturë, Grafikë në Akademinë e Arteve, ndërsa tani është duke bërë fakultetin e tij të dytë, për tu diplomuar në Arkitekturë. Të dy, si Rama, ashtu dhe Binaj, kanë një të përbashkët shumë më të madhe, adhurimin e publikut. Por i ndan një e vërtetë e hidhur, ndërsa i pari praktikon politikën si profesion, i dyti nuk beson fare se ka poltikë të denjë në Shqipëri.

Florian, prej sa kohësh jeni pjesë e Portokallisë?

Unë kam hyrë në Portokalli që javën e 5-të të sezonit të parë dhe që atëherë nuk jam larguar! Janë bërë pak a shumë 7-8 vjet! Pak a shumë koha që do mbaroja edhe 2 fakultete të tjera!

Sa të lodh të interpretosh një personazh kaq të komplikuar, kaq karizmatik si ai i Edi Ramës?

Në fillim ka qënë jo dhe aq e lehtë përballja me publikun, të mësuarit përmendësh skenarin, ritmi, mosha ime e re, që më bënte të ngjaja si Rama, por shumë i dobët si fizik etj, të cilat i fitova me kalimin e kohës. Ka qënë gjithmonë një personazh për të cilin duhej treguar kujdes në mënyrën si do e trajtoja në skenë, sepse është personazh publik dhe jo një krijim i fantazisë. Sot di të them që e kam shumë më të lehtë dhe goxha të perfeksionuar si personazh!

Profesionalisht, ke ndërtuar shumë karaktere në këtë spektakël. Ke kaq shumë vite që punon në të, je investuar, je bërë gati i adhuruari i publikut. Të frikëson ideja që një ditë Portokalli nuk do të jetë më, ose që ti të largoheshe prej saj?

Të bësh kaq shumë personazhe është dhe përgjegjësi e madhe, sepse kur i krijon vetë, duhet edhe tu japësh edhe jetëgjatësinë. Unë ndihem me fat që në këto vite në Portokalli, përveçse të luaj në skenë, kam mësuar edhe të shkruaj tërësisht vetë skenarët e roleve të mia, psh për Policin, Atentatet, Indiau Një Historau Dashurau, Isuf Metallën, personazheve te Big Brother dhe të shumë personazheve të tjerë.

Unë uroj që Portokallia të vazhdojë pafundësisht dhe që brezat e rinj që do vijnë të vazhdojnë këtë traditë që e filluam dhe po e vazhdojmë ne. Pikërisht ky mund të jetë momenti kur dhe unë mund të largohem, kur publiku nuk do pëlqejë me humorin dhe batutat e mia…Por ndjej që humorin e kam në gjak dhe do vazhdoj të kënaq publikun dhe teleshikuesit deri në pikën e fundit!

Nëse e mendon këtë, cila do ishte jeta jote profesionale jashtë Portokallisë?

Ndërkohë që jam në Portokalli ushtroj dhe një talent të lindur që është piktura dhe që po e stërvis me Arkitekturën për të më shërbyer në të ardhmen time, e cila, kudo qoftë, do ketë lidhje me Artin.

A e keni takuar ndonjëherë Edin vetë, ose a keni patur rast kur ndonjë politikan ju ka përgëzuar për këtë rol?

Edhe Edin vetë e kam takuar edhe politikanë të ndryshëm më kanë përgëzuar. Por politikanët janë shumë të çuditshëm. Kundërshtarët e Edit gëzoheshin kur Berisha ia hidhte Edit dhe anasjelltas…Herën e fundit që e kam takuar ka qenë para 3 vitesh në një projekt për Tiranën, ku shprehu vlerësim për Portokallinë dhe për imitimin që i bëja. Mbeta i surprizuar.

A ju ka ndikuar kjo në bindjet politike, pra jeni më i majtë tani që njerëzit ju identifikojnë në rrugë me Edin?

Veprimet e një politikani, partie ose qeverie ndikojnë shumë në jetën e njerëzve. Në këto 20 vite kam kuptuar që qeveria, politika, politikanët, në vend që ti shërbejnë vendit dhe qytetarëve, u kanë shërbyer vetes së tyre…Tashmë paturpësitë janë bërë të përditshme dhe kushdo që ka sado pak ose shumë pushtet, përpiqet që tia shesin popullit këto antivlera, si një kafshatë të përtypshme. Nëse kjo do të thotë të jesh socialist apo demokrat, atëhere unë nuk jam as Socialist e as Demokrat! Jam SHQIPTAR!

Per kë do të votoni në 8 maj?

Vota është individuale, por në Shqipëri nuk ka vlerë dhe peshë të njëjtë, si në pjesën tjetër të Europës. Shpresoj që shqiptarët në 8 Maj të votojnë për Shqipërinë, jo për ata që gënjejnë më bukur!

Drilon Hoxha – Doktor Berisha në versionin light

Drilon Hoxha, 19 vjeç interpreton karakterin e liderit të opozitës, 68 vjeçarin Sali Berisha në Portokallinë e këtij sezoni. I zbuluar në një prej spektakleve të Top Channel nga regjisori Altin Basha, ai është alternativa më e mirë për këtë rol, pas largimit të Agron Llakajt, i cili kishte krijuar figurën artistike më historike në Portokalli, atë të Doktorit. Por, reagimi i publikut me daljen e Drilonit në skenë ishte i menjëhershëm, ai ka fituar tashmë simpatinë e njerëzve.

Prej sa kohësh angazhohesh në spektaklin Portokalli?

Ky është sezoni im i parë në spektaklin Portokalli. Gjithçka nisi me spektaklin Albanians Got Talent, në të cilin unë mora pjesë si fillim. Aty unë realizoja imitimin e Beat Box, që është një lloj improvizimi i ritmeve muzikore. Ishte pikërisht regjisori Altin Basha, që njëkohësisht drejton edhe Portokallinë ai që zbuloi talentin tim. Në këtë spektakel unë kalova deri në gjysmëfinale dhe atje, përveç Beat Box, s

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›