E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e urisë, ende nuk dihet fati i deputetëve

Vazhdon greva e urisë së dhjetë deputetëve, të cilët janë ngujuar në sallën e Kuvendit. Në deklaratën e firmosur nga 10 parlamentarët që hyjnë sot në ditën e nëntë të grevës së urisë, thuhet se "kodi i ri zgjedhor duhet të sigurojë një administrim më pluralist dhe gjithëpërfshirës në administrimin e zgjedhjeve, një administrim që nuk kontrollohet dhe dominohet nga dy partitë kryesore politike". Duke mos i kursyer kritikat dhe akuzat ndaj dy partive të mëdha, por sidomos ndaj PS-së, në deklaratë thuhet se "PS-ja ka kërkuar komisione të depolitizuara në Komisionin e Reformës Zgjedhore, pavarësisht se më vonë ndryshoi qëndrim". "Ne, thuhet në deklaratë, kemi propozuar dhe deklaruar publikisht vullnetin tonë për këtë depolitizim të administrimit të zgjedhjeve". Sipas deputetëve, në këtë mënyrë realizohet konsensusi opozitar dhe zgjidhet kriza parlamentare. Deputetët grevistë kanë theksuar dhe ritheksuar disa herë se janë të gatshëm të dalim nga kjo grevë dhe kontribuojnë për zgjidhjen nëse PS-PD shprehen qartë për përfshirje më të gjerë të faktorëve politik apo civil në proçesin e administrimit të zgjedhjeve, dhe nëse Presidenti i Republikës apo OSBE-ja garanton vërtetësi dhe seriozitet të këtyre deklaratave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›