Parlament, sot seancë plenare për kodin zgjedhor

Greva e urisë së dhjetë deputetëve, të cilët janë ngujuar në sallën e Kuvendit prej nëntë ditësh, ka vështirësuar punën e Konferencës së Kryetarëve për të miratuar planin e punës për seancën plenare. Duke e pasur të pamundur një gjë të tillë, pra miratimin e planit të punës, ku bënte pjesë dhe Kodi Zgjedhor, i cili pritet të votohet në sallën e Kuvendit,
Justifikimi zyrtar i Konferencës së Kryetarëve për shtyrjen e seancës, ishte dhënia e kohës për grupet parlamentare me qëllim njohjen e tyre me projektligjin për Kodin e ri Zgjedhor. Shtyrja e kësaj seance do të thotë një ditë më shumë greve urie për dhjetë deputetët. Ndërsa fati i dhjetë deputetëve të ngujuar në sallën e parlamentit do të shihet pas seancës plenare të ditës së sotme.