Greva e urisë, nis shembja egodinës, tensionohet situata
Të tjera rreth shkrimit Kur nisi konflikti dhe greva e urisë prej 16 ditësh
TIRANE - Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm ka filluar shëmbja e godinës 3-katëshe në rrugën "Margarita Tutulani" pranë shkollës "Petro Nini Luarasi", prej së cilës banorët janë nxjerrë me forcë disa ditë më parë.
Banorët e ndërtesës të cilët janë në grevë urie prej 16 ditësh kanë njoftuar në orët e para të mëngjesit "A1 Report" se "disa punëtorë privatë kanë filluar punimet për shembjen e ndërtesës, duke hequr tjegullat dhe muret anësore".
ORA 07:30 POLICET KONFLIKT VERBAL ME BANORET
Policët privatë janë vendosur para derës së godinës 3-katëshe, në rrugën “Margarita Tutulani” dhe po debatojnë e kanë me banorët disa prej tyre grevistë, duke mos i lënë të hyjnë brenda. “Duam të nxjerrim rrobat”, thonë banorët
ORA 06:00 TELEFONATA ER GREVISTEVE: PO NA ZENE BRENDA
Rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm të shqetësuar, grevistët i thanë redaksisë se "materialet që po prishen po na zënë brenda dhe tjegullat po na bien mbi kokë"
KUR HYNE NE GREVE URIE BANORET
Banorët e ndërtesës tre katëshe kanë hyrë në grevë urije, pasi ata pretendojnë se vendimi për t'i nxjerrë nga banesa e tyre është i padrejtë dhe se pronari i ka përvetësuar dokumentet e pronësisë në mënyrë të paligjshme. Para disa ditësh avokati i banorëve ka bërë një padi ndaj Entit të Banesave duke kërkuar shfuqizimin e aktit normativ me arsyetin se çështja e pronësisë së ndërtesës është në gjykim e sipër dhe se vendimi i përmbarimit për t'i nxjerrë banorët jashtë dhe akti normativ nuk duhen zbatuar.
Redaksia Online
(e.s/b.m/shqiptarja.com)