Tirana pa rroga, lojtarët në hall
Futbollistët e Tiranës ndihen të mashtruar nga klubi që ata përfaqësojnë, pasi prej shumë muajsh ata nuk janë paguar sipas kontratës që kanë nënshkruar që në fillim të sezonit. Në një situatë ku çdo ditë përsëritet i njëjti refren, të gjithë lojtarët bardheblu kanë pasur dje një takim me administratorin Krenar Alimehmeti. Ndërkohë që trajneri Nevil Dede vijonte konferencën e zakonshme për shtyp, fytyrat e vrenjtura të lojtarëve të Tiranës, që sapo kishin përfunduar bisedën me Alimehmetin, shprehnin qartë gjendjen e mjerueshme të skuadrës 24 herë kampione e Shqipërisë. Për momentin ende nuk është gjetur një zgji-dhje, ndërsa lojtarët ndihen të ofenduar me sjelljen e drejtuesve të klubit. Trajneri Nevil Dede, tashmë i mësuar me të tilla reagime, kërkon të qëndrojë jashtë përplasjeve klub-futbollistë, aq më tepër që pas ndeshjes së fundit me Laçin pjesës më të madhe të lojtarëve u skadon kontrata. 38-vjeçari, i cili do të jetë edhe për dy vitet e ardhshme në krye të Tiranës, ka nisur punën për rindërtimin e grupit nga e para.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)