Greva e urisë së PS-së, një tjetër grevist dërgohet në spital

Në ditën e 11 të grevës së urisë të socialistëve një tjetër grevist ka lënë grevën e urisë duke e çuar në 25 numrin e grevistëve të cilët janë larguar që nga fillimi i saj.
Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Endrit Gjikondi i cili është dërguar urgjentisht në spitalin infektiv në Tiranë për të marrë ndihmën mjekësore më të specializuar. 23-vjeçari është dërguar në spital pasi gjendja shëndetësore e tij është përkeqësuar si pasojë e moskonsumimit të ushqimit për 11 ditë.
Ndërkohë që nga mbrëmja e 30 prillit disa deputetë të PS-së së bashku me 180 mbështetës të tyre kanë hyrë në grevë urie në bulevardin "Dëshmorët e kombit" për të kërkuar transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit