Greva ne Spanje avionet nisin fluturimet
Madrid 5 dhjetor NOA - Mbas perfundimit te greves se piloteve gjendja e qarkullimit ajror ne Spanje eshte normalizuar.
Te shtunen pasdite ne aeroportet e medha te Madridit Barcelones Palma de Mallorca-s dhe Ishujve Kanare nisen serish fluturimet e avioneve.
Ministri i Brendshem Alfredo Perez Rubalcaba tha ne Madrid se gjendja do te normalizohet plotesisht diten e hene. Pilotet spanjolle lane diten e premte punen ne menyre spontane per te protestuar kunder nje rregulli te ri qe ka te beje me kohen e punes se tyre.
Qeveria spanjolle vendosi diten e shtune per here te pare pas 35 vjetesh te rrezimit te diktatures se Francos gjendjen e alarmit. Ushtria morri kontrollim mbi pultin e kontrollit. Pilotet u kercenuan se do te gjykohen sipas ligjeve ushtarake nese nuk i japin fund greves. Me fillimin e pasdites pilotet u kthyen ne sherbim.
NOA/DV