E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet 14-vjecari vrases punonte si killer per kartelin e droges

Mexico City Meksike 5 dhjetor NOA - Ushtria meksikane ka arrestuar katermbedhjetevjecarin qe dyshohet se ka kryer shume vrasje per nje kartel droge ka njoftuar te shtunen nje zyrtar i larte ushtarak. Djaloshi ka thene se ka punuar per trafikantet e droges qe nga mosha njembedhjetevjecare.

uni i shumeperfolur per vrasjet e kryera njihet si El Ponchis. Djaloshi eshte kapur te enjten mbrema derisa se bashku me motren e tij gjashtembedhjetevjecare ne aeroportin e Cuernavaca mundoheshin te arratiseshin nga vendi.

Ata fillimisht do te iknin ne qytetin meksikan Tijuana. Motra e kasapit ka thene se kishin synim te iknin ne San Diego te Californias ku shpresonin ti bashkoheshin nenes se tyre.

Ata jane derguar ne kryeprokurorine meksikane ne Cueranvaca ku adoleshenti ka bere te ditur se ka marre pjese edhe ne kater vrasjet e koheve te fundit te kryera nga nje grup trafikantesh.

Hetuesit nuk e kane perjashtuar mundesine e zgjerimit te akuzes edhe per motren e 14-vjecarit e cila kishte ndihmuar ne hedhjen e trupave te vrare neper rruge dhe autostrada.

Kam marre pjese ne kater ekzekutime por isha i droguar dhe nen kercenimin se nese nuk do ti kryeja vrasjet do te me vrisnin ka thene djaloshi i cili ka kerkuar meshire nga gjyqesia meksikane.

Edhe nje tjeter moter e ka shoqeruar ate por policia beson se ajo nuk ka lidhje me vrasjet e kryera nga El Ponchis. Ata i kishin nxjerre biletat ne momentin kur kishin arritur ne aeroport.

Kryeprokurori per shtetin e Morelosit ka thene se dy te arrestuarit do tiu dergohen autoriteteve shteterore meksikane te cilet do te sigurojne deshmite per krimet e kryera nga motra dhe vellai bashkepunetore te karteleve te droges.

Ata punonin per kartelin e Paqesorit Jugor te drejtuar nga kryetrafikanti Hector Beltran Leyva vella i Arturo Beltran Leyvas i cili u vra gjate vitit te kaluar nga njesitet speciale ushtarake meksikane.

NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›