E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva paralizon trafikun në Belgjikë

Greva 24-orëshe e punonjësve të hekurudhave ka paralizuar trafikun në Belgjikë. Shërbimet ndërkombëtare drejt Londrës dhe Parisit janë prekur gjithashtu.

Greva ka nisur të martën vonë dhe ka arritur kulmin në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Dhjetëra-mijëra qytetarë po shfrytëzojnë autostradat për të shkuar në kryeqytet, duke shkaktuar trafik.

Punonjësit e hekurudhave thonë se kushtet e tyre të punësimit do të minohen me planin e ri për të ristrukturuar dhe modernizuar tre kompanitë që mbikëqyrin transportin hekurudhor në Belgjikë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›