E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhi: Obama kryeson me 3 pikë ndaj Mitt Romney

Sipas një ankete te zhvilluar në Amerikë,presidenti Barack Obama ka fituar 3 pikë në përqindje krahasuar me kundërshtarin e tij Mitt Romney
 

Në sondazhin e zhvilluar nga “NBC News” dhe “Wall Street Journal”, Obama ka fituar 49% kurse Romney 46%.
 

Një sondazh i mëparshëm i zhvilluar nga “NBC News” dhe Wall Street Journal I dha Obamës 5 pikë diferencë nga kundërshtari i tij. Sipas sondazhit presidenti I Shteteve të Bashkuara fitonte me 50% kundër 45% të rivalit republikan.
 

Ky sondazh tregoi gjithashtu se midis votuesve të regjistruar, Obama kryeson me diferencë të madhe prej 7 pikësh pra 51% kundrejt 44% të Mitt Romney.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›