Greva, tre protestues të tjerë në spital

Tre grevistë të tjerë janë dërguar me urgjencë në spital, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore.
Gentian Kurishta 37-vjeç, Armando Xhafa 27 vjeç dhe Robert Lili janë transportuar në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza".
Në mëngjes në spital u dërgua deputeti i Vlorës, Eltar Deda.
Shkon në 65 numri i grevistëve që deri më tani kanë kërkuar ndihmë të specializuar mjekësore.
Greva e opozitës ndodhet në ditën e 19-të të saj.