Greve e urie ne burgun e Fushe Krujes
Dhjetera te burgosur ne burgun e Fushe Krujes kane refuzuar prej ditesh te marrin ushqimin e institucionit duke deklaruar se jane ne greve urie.
Denoncimi nga te afermit e te denuarve eshte pranuar se fundmi edhe nga drejtoria e pergjithshme e burgjeve. Por sipas kesaj te fundit shkak nuk eshte mungesa e kushteve por forcimi i masave te sigurise pas tentatives per arratisje te kater te denuarve tre prej te cileve me burgim te perjetshem. Madje sipas njoftimit zyrtar te burgosurit konsumojne produktet e sjella nga te afermit. Deri me date 04/10/2011 personat me liri te kufizuar qe kane refuzuar ushqimin e institucionit nuk kane nenshkruar asnje peticion per greve urie ne menyre qe institucioni te marre masat kundrejt dispozitave ligjore ne fuqi Per zhvillimin e grevave te urise. Por familjaret deklarojne se arsyeja e greves eshte mungesa e kushteve minimale. Ne burgun e Fushe Krujes jane afro 300 te burgosur nje pjese e te cileve te denuar me burgim te perjetshem.
Shiko kroniken video
Shiko kroniken video