Shteti shpall emergjencën: Kemi dhe dy ditë ujë
Shteti i vogël i Paqësorit, Tuvalu, i cili ndodhet diku mes Australisë dhe Havait, ka shpallur gjendjen e emergjencës për shkak të mungesës së ujit të pijshëm. Zyrtarët thanë se në disa pjesë të vendit- popullsia e katërt më të pakët për një shtet, vetëm 11 mijë banorë- ka vetëm dy ditë ujë.
Zelanda e Re ka deklaruar se do ndihmojë vendin me aq sa të mundet. Gjendja bëhet edhe më dëshpëruese për shkak se mendohet se vetëm në dhjetor do të bjerë shi. Uji në disa zona është i ndotur për shkak se janë gjetur kafshë të ngordhura në të.