Grevistet Do te veteflijohemi te gjithe

Të duhen vetëm pak minuta brenda çadrës së grevës së urisë së ish të
përndjekurve politikë për të kuptuar se ata njerëz nuk kanë tashmë asgjë
për të humbur.
E shkuara në burgjet komuniste ka shënjuar thellë jetën e tyre, e tashmja është varfëria dhe e ardhmja premton skamje edhe për trashëgimtarët. Aktivisti i njohur amerikan kundër diskriminimit, Martin Luter King i Riu do të paralajmëronte shoqëritë moderne se “nuk kishte asgjë më të rrezikshme sesa të lejoje që në shoqëri të formohej një segment njerëzish, të cilët nuk ndienin se kishin aksione ne të dhe për pasojë nuk kishin asnjë për të humbur”. Është e dhimbshme të kuptosh Greva e uriseMinistria e Financave: Ish të përndjekurit e kanë marrë këstin e parë Grevistët: Presim dialog Stabilizohet shëndeti i Ndrecës, kurimi në QSUT se në ditën e 18 të grevës së urisë, ish të përndjekurit kanë dalë në konkluzion se vetëm rritja e masave ekstreme do të mund ta bëjë këtë grevë kuptimplotë.
Plani B vazhdon
Një nga drejtuesit e grevës së urisë, Skënder Tufa, tregon për “Shqip” se izolimi i mëtejshëm dhe masat ekstreme do jenë dy elementet ku do të bazohet greva e tyre në ditët në vijim. “Tashmë jemi në ditën e 18-të dhe energjitë po na shterin dhe durimi po na soset. Plani B, ose thënë ndryshe masat ekstreme tani do të jenë në qendër të grevës tonë. Faza që çeli Gjergj Ndreca me aktin e tij për vetëflijim nuk mund të zhbëhet, por do të vazhdojë nga ne të tjerët”, bën të ditur Tufa. Por sipas tij, të përndjekurit nuk do të merrnin akte terroriste për shkak se kjo nuk ishte në natyrën e tyre, por do të vepronin në mënyrë demokratike dhe do sakrifikoheshin deri në fund për të kërkuar të drejtën e mohuar. Në fakt, pasditen e djeshme grevistët kishin nisur të izolonin në mënyrë të plotë tendën e tyre, nisur nga qëndrimi se tashmë hyrjet-daljet e mbështetësve në çadër do të ishin të kontrolluara, kjo për shkak të gjendjes së rënduar që po kalon pjesa më e madhe e grevistëve. Ai shpreh në mënyrë të qartë zhgënjimin ndaj qeverisë “Berisha” dhe faktit që ende nuk ka një përgjigje serioze për të drejtat e tyre legjitime që kërkohen në grevë. “Berisha nxori sot një zëdhënës për të gënjyer, sepse të dhënat që ai paraqiti realisht nuk përputheshin me atë çfarë ne kemi përfituar”, deklaroi Tufa. Sipas tij, tashmë të përndjekurit duhet të kishin marrë katër këste të plota nga qeveria “Berisha” dhe të kishin të drejtën e strehimit dhe punësimit siç kanë përfituar dhe qytetarët e tjerë shqiptarë. Sipas tij, qeveria tregoi dhe njëherë se nuk kishte ndërmend të negocionte me grevistët dhe tashmë njeriu që ju ngjallte më tepër besim në këtë vend, ishte ironikisht një i huaj si ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu.
Protesta
Grumbullimi i mbështetësve përpara Kuvendit të Shqipërisë është një tjetër praktikë që do të përdoret me forcë nga të përndjekurit politikë që tashmë janë në grevë urie. Nesër përpara ambienteve të Parlamentit, të përndjekurit do të kërkojnë të drejtat e tyre dhe në këtë kuadër ftojnë të gjithë qytetarët ta mbështesin këtë grevë. Nga ana tjetër, Tufa thekson se thirrjet nuk do të ndalojnë as për lirimin e Perikli Shtejfnit. “Perikliu është në burg përsëri për arsye politike. Arrestimi i tij është i paligjshëm për shkak se ai kishte vendosur të digjej së bashku me Gjergj Ndrecën, sipas një premtimi që i kishin bërë njëri-tjetrit”, thekson Tufa, duke theksuar se ata tashmë nuk mund të kthehen më mbrapsht.