Grevistët mbyllin grevën, ju kthehen zanateve të para
Mbyllet 31 ditëshi i deklaratës së heqjes dorë nga ushqimi, dhe tani Skënder Tufa shpalli se ka kohë t’i kushtohet një greve urie të një numri të burgosurish për vrasje, përveç pasionit të marrjes me tregti mishi. Edhe Asllan Patrioti, Fatmir Lamaj, Perikli Shqevi apo Gjergj Ndreca, tani kanë mundësi t’u kushtohen pasioneve afatgjata të zjarrvënies, përdhunimeve, shitblerjes së pronave shtetërore apo kërcënimeve periodike për hedhjet vetëvrasëse nga lartësitë
Grevistët e ngujuar në një çadër për një muaj rresht, dje i dhanë fund kësaj “sakrifice”, ku “në bark ju mbinë” vetëm ato çfarë ju dërgonin për konsum Igli Totozanët.
Vendimi i tyre i drejtë por shumë i vonuar, ishte sa i papritur për Skënder Tufën, saç ishte i pritshëm të gënjyerit e tyre (nga Skënder Tufa) dhe futjen në ngujim për 31 ditë. Ishte vetë Skënder Tufa i cili dje nga studioja e televizionit ku ai ishte “ngujuar” për disa ditë, nuk e fshehu zhgënjimin që grevistët e ngujimit “nuk e kishin pjerdhur atë” por kishin dalë “me kokën e tyre”. “Ishte vendimi i grevistëve, unë nuk dija gjë”, u shpreh dje pas daljes nga ngujimi, Skënder Tufa në studion e televizionit ku ai “vuante ngujimin”.
Dhe pamja që mori në surrat ishte ku e ku “më për të ardhur keq” nga pamja fort e lodhur e tij...
Duket Skënder Tufa ka hallin se çfarë do të bëjë tashmë pas ngujimit...?!
Pyetjes së përsëritur të gazetares në të njëjtën studio televizive ku Skënder Tufa “vuante ngujimin”, “se çfarë do të bëjnë të përndjekurit tani?”, në mënyrë të përsëritur nuk dinte ti jepte një përgjigje.
Nuk dinte të jepte një përgjigje për fatin e “të përndjekurve” politikë që ai “tërhoqi prej hunde” për 31 ditë..., sepse fatin e tij e dinte. Jo vetëm kaq, por nuk ngurroi “ta plaste” në studion televizive duke “tronditur” edhe gazetaren. “Grevat e urisë e të burgosurve ordinerë janë të drejta, ne i mbështesim ato”, lëshoi “bombën” e tij dje Skënder Tufa, në studion televizive ku “vuante ngujimin” e tij.
Sinqeriteti i tij arriti kulmin, duke mos fshehur, jo aq dëshirën e tij për tu vetë-emëruar edhe “koordinator” i grevistëve të urisë të të burgosurve ordinerë nëpër burgje të ndryshme, por duke degjeneruar sakrificën e të përndjekurve politikë dhe duke e barazuar ngujimin e tyre, me atë të të dënuarve ordinerë...
Kjo ishte dëshira “afatshkurtre” e Skënder Tufës...
Se sa për dëshirën afatgjate, “po kaloi një herë miu nën hundë, e bën rrugë”, “miu” Skënder Tufa e ka gati rrugën për të ngritur “infrastrukturën” e “lapidarit” të radhës, për shfrytëzim prostitucioni. Përvoja në këtë fushë nuk i mungon, biles është më e madhe dhe “mbresëlënëse” se sa ajo “barrë e rëndë” që i vuri Edi Rama në kurriz “për të tërhequr prej hunde” disa të detyruar e të mashtruar që vetëm dje kuptuan dhe i dhanë fund ngujimit të urdhëruar nga kodoshi Skënder Tufa.
Por, ndërsa Skënder Tufa ka studion e tij televizive “të ngujimit” për të shprehur me zë e me figurë, apo për të lënë të kuptohen dëshirat e tij, më të vështirë e kanë “protagonistët” e tjerë, që nuk e kanë këtë luks, prej nga mund të shpalosin edhe ata dëshirat e tyre.
Në këto kushte, nisur edhe nga CV-ja e tyre, na duhet të hamendësojmë se çfarë ata dëshirojnë...
Sa për parantezë, nuk mund të mos vëmë në dukje se natyrisht, ata të gjithë do të tentojnë të kthehen te zanatet e tyre të para.
Përjashto Asllan Patriotin, i cili ka kohë të ballafaqohet me akuzën për gjobë-vënie, për t’ju rikthyer më pas të njëjtit zanat, të tjerët e kanë më të lehtë.
Ja të themi Gjergj Ndreca p. sh.:, do të bëjë atë që di të bëjë më mirë, “të pallohet” e “të bëhet tapë” me pije alkoolike dhe të tentojë të zbresë nga kali Skënderbeun, në qendër të Tiranës dhe ta shalojë vetë atë gjënë e stërmadhe prej bronzi, për të cilin Gjergj Ndreca është i sigurt se nuk do ti lëshojë ndonjë bajgë në kokë.
Po Perikli Shqevi ç’do të bëjë....?!
Asgjë...!. Veç do të mbajë çakmakun gati e duke u endur rrugëve do të kërkojë ndonjë që është i gatshëm të digjet... dhe që ai ti vërë flakën.
Do të pyes ndokush, “po Fatmir Lamaj, çfarë do të bëjë?”.
Oh ky ka shumë për të bërë. Do të menaxhojë, faktin e të bërit “i njohur”, pse nën ngujim nuk refuzoi për 31 ditë zemërgjerësinë e Igli Totozanëve.
Për aq sa kemi mundur të mësojmë, Fatmir Lamaj ka marrë një herë pjesë në një tjetër grevë urie në Fier, diku nga viti 1998 - 1999. Po ashtu në vitin 2004, në një protestë të të përndjekurve politikë në Tiranë, policët e gjakosën, i thyen dhëmbë e hundë, duke e bërë për në spital. Për të gjitha këto, deri para 31 ditëve askush nuk e njihte, sepse në këto dy ngjarje ku ai kërkonte një ligj, jo aq për dëmshpërblimin se sa për dinjitetin e të përndjekurve politikë, mediat nuk i jepnin hapësirë. Kur ai e uli nivelin e kërkesës në nivelin e kërkesave të Fiqir Xibrit, shkurt e saktë vetëm për ndoca lekë, u bë i njohur. Dhe si ata personazhet e “reality show” të tipi “Big Brother”, që meritë ët tyre kanë vetëm qëndrimin të ngujuar, duke “nxjerrë ndonjë herë bythën përjashta” edhe Fatmir Lamaj do të shfrytëzojë këtë “famë”, për tu bërë nga dje e në vazhdim personazh i rubrikave të tipit “bluetooth” nëpër media të ndryshme.
Mos harrojmë Lirak Bejkon...?!
Oh ky, e sigurt, sikurse edhe Gjergj Ndreca, nuk do të guxojë të bëjë më çmendurinë për tu vetëkënaqur me djegien e vetë…
Ndërsa të tjerë, Petriti, Fatmiri (tjetër) Kujtimi, Petriti (tjetër), Shpëtimi, Gazmenti, Ramazani, Guximi, Besimi, Agimi, Arifi, Vllasi, (një tjetër) Petrit, Maldini, Ylli, Agroni, Xhemali e ndonjë tjetër që mund ti kemi harruar emrin, nuk do të bëjnë ndonjë gjë të madhe…, veçse pasi të kenë prishur paratë e përfituara nga “publicitetit” i 31 ditëve të fundit, deri në këstin e radhës, ndonjëri edhe duke luajtur bixhoz, do të tentojnë të gjejnë ndonjë “sponsor” që mund të ketë nevojë për qiradhënien e tyre, për disa ditë ngujimi nën kujdesin e Igli Totozanëve… por për llogari të Edi Ramës.