E Diel, 1 Nëntor 2026

Grevisti Lirak Bejko i ve flaken vetes

Tenton të vetëflijohet një tjetër grevist urie, i cili prej 19 ditësh ndodhej në protestë duke kërkuar nga Qeveria dëmshpërblim për vitet e burgut në kohën e komunizmit.

Lirak Bejko i ka vënë flakën vetes pas mesditës së të mërkurës, duke pësuar plagë të renda. Kanë qenë vetë grevistët e tjerë që kanë ndërhyrë në kohë duke shuar me batanije flaket në trupin e Bejkos. Aktualisht ai ndodhet në spital ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Mjeket e QSUT-se thone se Bejko ka djegie te shkalles se trete dhe se 50 per qind e trupit te tij eshte e demtuar.

Gjithashtu ka Greva e uriseMinistria e Financave: Ish të përndjekurit e kanë marrë këstin e parë Grevistët: Presim dialog Stabilizohet shëndeti i Ndrecës, kurimi në QSUT marre plage te lehta dhe nje tjeter grevist qe ju hodh siper me nje batanije per te shuar flaket.Mjeket thone se Agim Kollçaku ka marre mjekim ambulator dhe eshte kthyer ne ambientet e greves.

Ky është incidenti i dytë i rëndë brenda pak ditësh me ish-të përndjekurit. Të hënën grevisti Gjergj Ndreca në mënyrë demonstrative mori veprimin ekstrem të tentativës për vetëflijim në shenjë proteste për mosreagim të Qeverisë ndaj kërkesave të tyre.

Kreu i Shoqatës së ish të Dënuarve Politikë Skënder Tufa në një prononcim për Top News pas aktit të rëndë deklaroi se të gjithë grevistët e urisë janë të vendosur që të vetëflijohen dhe se ata kanë përgatitur një listë ku kanë përcaktuar protestën ekstreme të radhës.

"Këto janë akte shumë të rënda, por janë të fundit që mund të bëjmë, sepse nuk kemi cfarë të humbasim më. Ish të dënuarit janë kufoma që ecin në rrugë pa dinjitet", thotë Tufa. 

Berisha: Greva e ish të dënuarve, politike

Kryeministri Sali Berisha, gjatë një konference për media me ambasadorin e BE-së Ettore Sequi, ku ky i fundit i dorëzoi edhe progres raportin e KE-së, u pyet për cështjen e grevës së ish të përndjekurve, e cila sot është në ditën e 19-të të saj dhe deri më tani regjistrohen dy persona që tentuan të vetëflijohen.

"I kam kërkuar ministrit të Shëndetësisë që të ketë kujdes maksimal për grevistët e lënduar. Në rastin e parë,  ai që i vuri zjarrin shokut (Perikli Shqevi) duhet të përballet me ligjin. Ndërsa në rastin e dytë, unë vlerësoj se nuk janë marrë masat e duhura të sigurisë për grevën, sepse bashkë me ujin në ato ambiente është futur edhe benzinë", u shpreh Berisha.

Kryeministri, në këtë konferencë, konfirmoi qëndrimin e Qeverisë për grevën, duke e cilësuar atë krejtësisht si politike, e duke theksuar se protesta e këtyre njerëzve do të respektohet, ashtu sikurse do të garantohet edhe siguria e tyre.

Sipas Kryeministrit Gjergj Ndreca, grevisti që tentoi të vetëflijohej ditën e hënë ka marrë fabrikën e miellit në Lac, ashtu sikurse ka marrë edhe kredi të butë për fermën e derrave, por që nuk mundi ta shlyejë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›