E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi i dorezon Berishes progres raportin. Kryeministri Fituan qytetaret

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Ettore Sequi i dorëzoi të mërkurën pasdite Kryeministrit shqiptar Sali Berisha progres raportin e publikuar nga Komisioni Europian.

"Komisioni rekomandon dhënien e një statusi të kushtëzuar për Shqipërinë, me qëllim që vendi të plotësoje disa reforma kyce, si reforma në gjyqësor apo ajo parlamentare" u shpreh Sequi, në një konferencë të përbashkët për media me Berishën, duke theksuar se Brukseli kërkon nga Tirana zyrtare angazhim në luftën ndaj korrupsioni dhe krimit të organizuar.

Nga ana e tij, Kryeministri Sali Berisha vlerësoi se dokumenti, që mori sot është më i rëndësishmi i këtyre StatusiFyle: Status, por me kusht 22 viteve, duke e cilësuar ate si historik.

"Ky është vlerësimi më i madh që KE i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve në 100-vjetorin e tyre të Pavarësisë.Kjo mbështetje përbën për Qeverinë një energji të madhe, përkushtim të madh për të punuar me këtë axhendë, si projektin kryesor i këtij shekulli për shqiptarët", u shpreh Berisha.

Kryeministri shprehu vlerësimin për kontributin e opozitës, e cila, sipas Berishës, pasi u shkëput nga praktika e bojktotit dhe bllokimit, e bëri të mundur votimin në Parlament të ligjeve të rëndësishëm.

"Sot janë të fituar qytetarët shqiptarë, të cilët mezi kanë pritur këtë ditë dhe unë zotohem para tyre dhe para partnerëve tanë ndërkombëtarë se do të bëjmë gjithcka për të promovuar këtë axhendë, si axhenda më e mirë për të ardhmen e merituar të qytetarëve", u shpreh Berisha.

Berisha kujtoi se raporti sugjeron hapjen e negociatave pas procesit zgjedhor dhe vlerësimit të këtij procesi, ndaj u zotua se do të bëjë gjithcka për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

SHBA: Mundësi historike

Pas propozimit të Komisionit Europian, pak çaste më parë ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që përmes një deklarate thotë se mirëpret Raportin e Zgjerimit të BE-së që rekomandon miratimin e statusit kandidat për Shqipërinë me kusht përmbushjen e reformave të tjera kyçe.

Rekomandimi është dëshmi e politikave konstruktive të ndjekura nga të gjitha partitë politike gjatë vitit të kaluar dhe për këtë arsye përfaqëson një mundësi historike për shqiptarët.

Ne i mbështesim me forcë përpjekjet e Shqipërisë për integrim në BE dhe nxisim të gjitha palët të vazhdojnë të shpalosin bashkëpunimin e nevojshëm për të përfunduar dhe zbatuar reformat që mbeten pezull.

Rama: Shqiperia kalon me kushte provimin e vjeshtes

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama përmes rrjetit social Tëitter ka theksuar se provimi eshte kaluar me kushte dhe se vleresimet e Komisionit Europian perkojne me ato te ngritura nga opozita dhe vleresojne rolin e luajtur prej saj ne kete proces.

Sipas zotit Rama dita e sotme ka nje rendesi te vecante ne nje perpjekje te mundimshme ne opozite per te mos lene Shqiperine ne balte. Kryesocialisti e ka vene theksin edhe tek fakti se edhe Komisioni Europian e ka cilesuar te njeanshme zgjedhjen e Presidentit te Republikes Nishani.  

"Ne vitin 2013,- pohon lideri i opozites,- me fitoren e zgjedhjeve do te çlirojme procesin e integrimit duke hapur nje faqe te re per politiken shqiptare".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›