Griezman rinovon me Atlétiko Madrid deri në 2027-ën

Antua Grizman ka rinovuar kontratën me Atlétiko Madrid dhe do të qëndrojë në La Liga deri më 2027-ën.
Sulmuesi francez mbërriti në Spanjë në sezonin 2014-15 dhe sot është kthyer në golashënuesin më të mirë në historinë e skuadrës me 197 gola duke kaluaur një legjendë si Luis Aragonés, i cili kishte shënuar 173.
Ai është i teti lojtar që ka mbajtur më shumë veshur fanellë bardhekuqe pasi ka luajtur plot 442 takime.
Grizman është autori i golit të parë të shënura nga Atletiko në stadiumin e saj të ri, “Riyadh Air Metropolitano”. Me ekipin madrilen ai ka firtuar Superkupën e Spanjës (2014), Superkupën e Europës (2018) dhe UEFA Europa League (2018).