Grinden dy gjinekologë, në gjendje të rëndë nëna dhe fëmija

Mesina, 29 gusht NOA - Dy mjekë janë grindur në sallën e lindjeve në Mesina, ku si rrjedhojë vonuan një ndërhyrje për lindje. Në gjendje mjaft të rëndë ndodhet si gruaja ashtu dhe fëmija e saj.
Të dy mjekët janë pezulluar nga detyra e tyre.
Bëhet fjalë për një nënë të re, 30 vjeçare, fëmija e së cilës ka pësuar dy goditje kardiake.
Fillimisht gruaja kishte hyrë në sallën e lindjeve, ku dy gjinekologët janë grindur për xhelozi në profesionin e tyre, madje deri në atë pikë ku njëri prej tyre ka përplasur kolegun në mur.
Aktualisht si nëna dhe djali i saj janë në fazë rikuperimi dhe prokura ka nisur hetimet në lidhje me këtë çështje.
r.b/NOA